Montenegro është kompani private familjare, e cila është themeluar në vitin 1963 në Republikën e Malit të zi. Në vitin 1988 u hap marketi i parë në Gostivar ku kapitalin e zgjeron dhe në Maqedoni, gjithashtu paraqet kompanin më të rrall në Maqedoni e cila mund të mburet për traditën shumëvjecare, cilësin, angazhimin, risin mbi 50 vjecare.
Montenegro është kompani e cila përbëhet nga dy sektore të suksesshme, -shitja e produkteve ushqimore ku me anë te 6 shitoreve me vendndodhje ne Gostivar shërben klientët e vet për më shumë se 30 vjet, – si dhe importin dhe shpërndarjen e produkteve ushqimore nga më shumë se 30 marka të njohura europiane.
Sotë si korporatë Montenegro ka më shumë se 220 punonjës dhe paraqet punëdhënës më të madh privat në Gostivar.Falë të gjithë këtyre punonjësve, Montenegro ka një ekip të shkëlqyer me të cilin vazhdimisht ecën në aktivitetet e saja.
Të ofroj produkte më të mira dhe më cilësore për klientët në të gjithë Maqedoninë si dhe të ofroj gjithmonë më të mirën me cmimet më të volitshme.
Të përmbush nevojat dhe dëshirat e klientëve, dhe përmes kujdesit dhe shërbimit të përkryer, ku klientët gjithmonë janë të lumtur dhe të kënaqur.